Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sadiku: Lajm i mirë, ndryshimet e kandidaturave të VV-së për kryeparlamentar

GD
Gazeta Demos26 gusht 2025 në 09:14
Sadiku: Lajm i mirë, ndryshimet e kandidaturave të VV-së për kryeparlamentar

Ai ka theksuar se kjo qasje mund të çojë në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit brenda një periudhe të shkurtër kohore, gjë që sipas tij është e dobishme për të gjitha palët politike.

“Nëse flasim për aspektin kualitativ të propozoimit të kandidatëve sigurisht që kanë lënë shumë për të dëshiruar. Por nëse flasim në aspektin e ndryshimit të kandidaturave është një lajm i mirë. Sepse edhe vetë fakti që kemi pasur tre kandidatë të ndryshëm për tri seanca ka bërë që opozita një pjesë e tyre të ndryshojnë qëndrim që të votojnë dhe një pjesë e tyre të abstenojnë. Që është një lajm i mirë që nëse vazhdon VV-ja me ndryshim të kandidaturave gjasat janë të mëdha që të kemi një kryetar të Kuvendit në një periudhë të shkurtër. Kjo do të ishte mirë jo vetëm për partinë në pushtet por edhe për opozitën,” ka deklaruar Sadiku.

Ai ka shtuar se Kosova ka humbur në vazhdimësi për shkak të vonesave politike dhe se përgjegjësia për zgjidhje i takon Vetëvendosjes si partia e parë, ndërsa opozita duhet të jetë më e qartë dhe e unifikuar në vendimmarrje.

Ai ka kritikuar gjithashtu opozitën, veçanërisht PDK-në, për mungesë të vendimmarrjes dhe lidershipit.

“Kosova ka humbur në vazhdimësi dhe përveç humbjeve të tilla këto vonohesa të tilla politike për konstituim të institucioneve, është shumë më rëndësishë që të kuptoj VV-ja si partia e parë se atyre ju takon që të bëjnë zgjidhje dhe jo të jenë përveç të mos jenë pjesë e problemit të mos jenë edhe vetë problemi i mos zgjidhjes së këtij ngërçi. Opozita duhet që të jetë më azhure sidomos PDK kur thoshte se gjithë ata që nuk janë ministra ne do t’i votojmë. U pa që kishte një mungesë vendimmarrje, siç duket Krasniqi nuk e ka lidershipin e plotë në PDK dhe nuk merr vendimet vetë dhe iu dashtë konsulltime shtesë që të votohet ai kandidat, kjo lë shumë për të dëshiruar në lidhje me opozitën. Thirrja e përgjithshme është që edhe pozita e opozita të gjejnë një rrugë të përbashkët rreth konstituimit të Kuvendit, pastaj për qeveri natyrisht që nëse i ka votat VV-ja ta bëjë qeverinë, e nëse nuk i ka duhet shkuar patjetër në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare,” ka theksuar ai. /EO

Më shumë nga Lajme

  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
  • 22:12Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur