Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas deklaratës së miratuar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo parti ka qenë gjithmonë partia e bashkëpunimit kur është në interes të shtetit.

“99 vota PRO. 0 kundër. LDK ♥️✌️ është dhe ka qenë gjithmonë partia e bashkëpunimit kur është në interes të shtetit. Pikë”, ka shkruar ai.