Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sadiku: Nesër është një nga momentet e fundit të mbrojtjes së këtij shteti nga kapja e plotë

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 18:23
Sadiku: Nesër është një nga momentet e fundit të mbrojtjes së këtij shteti nga kapja e plotë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar në prag të votimit për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke e konsideruar këtë proces si një moment vendimtar për të ardhmen e shtetit.

Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Gjykata Kushtetuese ende mbetet një nga institucionet që ende nuk është kapur nga ndikimi partiak i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Një nga institucionet e fundit që ende nuk është kapur plotësisht nga njerëzit partiakë të partisë vetëvendosje është Gjykata Kushtetuese. Gjatë këtyre 6 viteve, ata kanë arritur të instalojnë njerëzit e tyre, kryesisht me libreza partie, në ndërmarrje publike, institucione, borde dhe struktura shtetërore te cilat do duhet të ishin te pavarura dhe profesionale. Nesër është një nga momentet e fundit të mbrojtjes së këtij shteti nga kapja e plotë, nga vendimet e një personi dhe një partie”, ka shkruar ai.

Deputeti e ka vlerësuar se votimi i nesërm në Kuvendin e Kosovës nuk ka të bëjë vetëm me emra, por për themelet e shtetit.

“Nesër në Kuvendin e Kosovës votohet për dy gjyqtarë të Kushtetueses. Nuk votohet vetëm për disa emra. Nesër votohet për vetë shtyllën e shtetit tonë, për drejtësinë, për Kushtetutën, për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Në mbrojtje të shtetit”, ka shkruar Sadiku.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Bajqinovci uron Kurtin për formimin e Qeverisë
  • 23:20Kurti: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë në katër vitet e ardhshme
  • 22:53Musliu kritikon ashpër pozitën: Çka i kanë bërë Kuvendit, të vjen me vjellë
  • 22:35Prishtina mbulohet me kamera, ekspertët kërkojnë prova për rritjen e sigurisë
  • 22:22Çitaku: Kurti po sillet si monark – PDK nuk shantazhohet