Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se demokratët do të vazhdojnë të qëndrojnë në mbështetje të protestuesve, duke theksuar se do t’i mbrojnë studentët dhe gjimnazistët.
Lajme
Sali Berisha: Do t’i mbrojmë studentët, jemi këtu deri sa ta shporrim këtë pushtet

Berisha para mediave ka thënë se deputetë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Forumit Rinor kanë qëndruar deri në orën 03:00 të mëngjesit në komisariatet e policisë, në shenjë mbështetjeje për protestuesit.
“Deri në orën 3 të mëngjesit, në komisariatet e policisë, demokratët, deputetët dhe anëtarët e Forumit Rinor janë në mbështetje të kësaj proteste. Ne do t’i mbrojmë studentët dhe gjimnazistët, jemi në mbrojtje të tyre me të gjithë potencialin tonë. Këto janë dy qëllimet tona të pandryshueshme dhe këtu qëndrojmë ne deri në ditën e shporrjes së këtij narkodiktatori”, ka deklaruar Berisha.



