Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sami Lushtaku për vdekjen e Xhemë Rexhepit: Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 22:45
Sami Lushtaku për vdekjen e Xhemë Rexhepit: Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shkruar për vdekjen e ish-luftëtarit Xhemë Rexhepit.

“Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut”, shkroi Lushtaku.

Postimi:

Me dhimbje e mërzi të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Xhemë Rexhepi.

Më 6 Prill ishim bashkë për t’i uruar ditëlindjen, duke kujtuar sakrificat dhe rrugëtimin e tij, pa e ditur se ajo do të ishte hera e fundit që do ta takoja.

Xhemë Rexhepi ishte luftëtar i tri luftërave dhe për mbi 18 vite jetoi si invalid, duke mbajtur me dinjitet shumë plagë të lirisë. Ai nuk u dorëzua kurrë, mbeti gjithmonë i fortë, duke u kthyer në shembull për bindjet e tij të palëkundura.

Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm, ashtu sikurse kontributi i tij për lirinë që e gëzojmë sot.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

SL

Sami Lushtaku

Më shumë nga Lajme

  • 13:31​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
  • 13:30Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh
  • 13:30Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit
  • 13:29Kurti hesht për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës
  • 13:28Disa linja të autobusëve në Prishtinë ndryshojnë lëvizjet për nesër