Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur sot me respekt dhe mirënjohje bashkëluftëtarët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashnikun, Refik Cakollin dhe Vehbi Bekën.

Lushtaku ka vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të luftës së UÇK-së, përmes aktiviteteve të ndryshme.

Ai ka bërë të ditur se bashkëluftëtarët do të udhëtojnë edhe në Hagë, ku do të presin aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së, me besimin se drejtësia dhe e vërteta do të triumfojnë