Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Seanca konstituive nesër, Kuvendi del me njoftim

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 20:48
Seanca konstituive nesër, Kuvendi del me njoftim

Nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë seancë sot kryetari Dimal Basha takoi përfaqësuesit e subjekteve politike lidhur me përgatitjet për seancën konstituive.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Dimal Basha takoi përfaqësuesit e subjekteve politike lidhur me përgatitjet për seancën konstituive Pas caktimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës X, për të mërkurën, më 11 shkurt 2026, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ftoi sot në mbledhje përgatitore përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare. Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës. Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe. Në vazhdim të mbledhjes kryetari Dimal Basha ua bëri të ditur përfaqësuesve të subjekteve politike agjendën e seancës konstituive. Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vijuar me betimin e deputetëve. Në vijim do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve. Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP). Në pikën e fundit të rendit të ditës, me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë, subjektet politike u dakorduan që votimi i pesë nënkryetarëve të Kuvendit të bëhet në pako. Përfaqësuesit e subjekteve politike u pajtuan po ashtu edhe me propozimin e përfaqësueses së PDK-së, Vlora Çitaku, që për shkak të fjalës përfundimtare të mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, që do të mbahet nesër gjatë ditës, seanca konstituive e Kuvendit të fillojë në orën 17:00. Në këtë mbledhje kryetari Basha kërkoi nga subjektet politike parlamentare që sa më shpejtë të jetë e mundur të paraqesin grupet e tyre parlamentare, për të proceduar më pas me themelimin e trupave punues të Kuvendit.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë
  • 22:22Xhavit Haliti lexon letrën e Ahmet Krasniqit dërguar Shtabit Qendror të UÇK-së, rrëfen takimin me ndërmjetësim të Adem Demaçit në Oslo