Pasi që U.D. Presidentja Albulena Haxhiu caktoi seancën konstituive të kuvendit me 6 gusht, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se tash mbetet të shihet mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje do të veprojë në raport me Listën Serbe.
“Seanca konstituive edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit edhe me aktet e tjera normative është me goxha karakter formal e solemn. Zgjidhet kryetari e nënkryetarët. Të shohim si do të sillen në raport me Listën Serbe, sepse herën e kaluar ka qenë kinse propozim i komuniteteve jo shumicë, por të gjithë e dimë që ata kanë një dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Çitaku në Klan.
Ajo shtoi se pas konstituimit të kuvendit nis faza e re politike dhe vlerësoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mundësi të arrijë marrëveshje me deputetët e tjerë.
