Zyrtarët e LDK-së, Driton Selmanaj dhe Arben Gashi, kanë reaguar lidhur me situatën politike dhe bllokadën institucionale në vend, duke kritikuar ashpër mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe qasjen politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
Selmanaj ka thënë se Vetëvendosje, e cila sipas tij dikur tentonte ta ndalte punën e qeverive, sot po e mban peng Kosovën, ndonëse i ka numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
“Dikur tentonin ta ndalnin Qeverinë. Sot po e ndalin Kosovën”, ka deklaruar Selmanaj.
Ai ka akuzuar Vetëvendosjen për “shantazh, manipulim dhe bllokadë”, duke thënë se dy vite bllokadë nuk mund të konsiderohen qeverisje, por dështim.
Sipas Selmanajt, Kosova nuk ka nevojë për kriza të prodhuara politikisht dhe lojëra me institucionet, por për përgjegjësi, punë dhe respekt ndaj vullnetit të qytetarëve.




