Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serbët vandalizojnë Ambasadën e Kosovës në Berlin me mbishkrime shoviniste, MPJD: Janë njoftuar autoritetet gjermane

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 15:29
Serbët vandalizojnë Ambasadën e Kosovës në Berlin me mbishkrime shoviniste, MPJD: Janë njoftuar autoritetet gjermane

Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbanin slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada ka njoftuar autoritetet kompetente në Gjermani. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, duke përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.

MPJD ka dënuar fuqishëm aktin, duke e cilësuar si vandalizëm dhe gjuhë urrejtjeje, si dhe një përpjekje për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Sipas Ministrisë, veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve.

Në reagim theksohet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke vazhduar ushtrimin e misionit diplomatik në përputhje të plotë me parimet dhe standardet ndërkombëtare.

Reagimi i plotë:

Reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se sot, në ambientet e jashtme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, janë vendosur etiketa fyese dhe me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit. Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Menjëherë pas identifikimit të këtij akti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet kompetente gjermane. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon fuqishëm çdo akt vandalizmi, gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, duke vazhduar të ushtrojë misionin e saj diplomatik në përputhje të plotë me parimet dhe standardet ndërkombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 20:22Diaspora në Kuvend: Moskonstituimi përçan edhe mërgimtarët
  • 20:15Kërcënimi ndaj Haradinajt, Prokuroria del me njoftim
  • 20:10Rinia e Aleancës aksion para Qeverisë: Bllokada po i shtyn rininë të ikin nga Kosova
  • 20:01Harta e shteteve prej ku mund të shihet eklipsi i plotë dhe i pjesshëm
  • 20:00Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell