Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 15:51
Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë – nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit.

Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple, qytet në jug të Serbisë që gjendet rreth 50 kilometra larg pikës kufitare me Kosovën, Merdare.

Disa media në Serbi raportuan më 28 korrik, duke u thirrur në burime anonime, se Gjorgjeviq ishte arrestuar pikërisht në pikën kufitare Merdare, nën dyshimin se ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Po të njëjtën ditë atij iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh, konfirmuan nga Prokuroria për REL-in. Ky institucion nuk dha detaje lidhur me akuzat konkrete ndaj Gjorgjeviqit.

“Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një hetim të gjerë, por për një rast individual”, thuhet në përgjigjen e autoriteteve gjyqësore serbe.

Ndërkohë, media serbe kanë raportuar se arrestimi është kryer në bashkëpunim me pjesëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe Policisë së Prokuples.

Po ashtu, është publikuar një video e arrestimit, ndërsa pretendohet se Gjorgjeviq akuzohet se ka vepruar kundër interesave të komunitetit serb në Kosovë dhe se ka dorëzuar informacione konfidenciale në këmbim të pagesës.

Sipas këtyre raportimeve, ai ka qenë në kontakt me një pjesëtar të AKI-së në Ferizaj, i cili ka shërbyer si lidhje me shërbimin shqiptar të inteligjencës. Gjorgjeviq dyshohet se ka mbledhur të dhëna për “përfaqësues me ndikim të komunitetit serb në Kosovë, për aktivitetet e politikanëve serbë dhe figurave të njohura serbe në atë zonë, si dhe për pjesëtarët e strukturave të sigurisë së Serbisë – BIA-s, Ministrisë së Brendshme dhe Ushtrisë së Serbisë”.

Autoritetet në Serbi dhe Kosovë nuk janë prononcuar zyrtarisht për këtë rast.

Nga ana tjetër, më 18 korrik, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Bojan Jevtiqin, i cili ishte arrestuar një ditë më parë në kuadër të një aksioni të përbashkët të institucioneve të sigurisë në Kosovë, nën dyshimin për spiunazh në dobi të strukturave të sigurisë serbe.

Jevtiq ka qenë toger në Policinë Kufitare të Kosovës në pikën kufitare në Dheun e Bardhë, por pas arrestimit, Inspektorati Policor ka rekomanduar pezullimin e tij nga detyra.

Përveç Jevtiqit, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar edhe disa serbë dhe shqiptarë të dyshuar për spiunim në shërbim të inteligjencës serbe.

Në fillim të qershorit, Aleksandar Vllajiq u dënua me pesë vjet burg, pasi pranoi fajësinë për akuzat se, si pjesëtar i BIA-s është marrë me spiunazh në Kosovë.

Po ashtu, nga mesi i qershorit, Kosova ka dëbuar së paku dhjetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, që jetojnë në Kosovë, me arsyetimin se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona