Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Serbia pret me nderime Ratko Mladiqin, eurodeputeti gjerman: Turp për Serbinë, glorifikimi i tij është i papranueshëm

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 16:57
Serbia pret me nderime Ratko Mladiqin, eurodeputeti gjerman: Turp për Serbinë, glorifikimi i tij është i papranueshëm

Kthimi i trupit të Ratko Mladiqit në Serbi ka hapur një përplasje të re mes Beogradit dhe përfaqësuesve europianë.Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, u kthye në Beograd me avion qeveritar, ndërsa trupi i tij u prit me nderime ushtarake.

Pamjet dhe mënyra e pritjes kanë sjellë reagime të forta në Europë.Eurodeputeti gjerman Daniel Freund e ka cilësuar si skandal mënyrën se si Serbia po e trajton kthimin e Mladiqit, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta paraqitur atë si figurë për t’u nderuar.

Mladiqi vdiq në moshën 84-vjeçare, ndërsa vuante dënimin në qendrën e paraburgimit të OKB-së në Hagë. Ai ishte dënuar për rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, si dhe për krime të tjera gjatë luftës në Bosnje.Trupi i tij mbërriti në Beograd me një avion të qeverisë serbe, ndërsa arkivoli ishte i mbështjellë me flamurin serb. Në pritje morën pjesë familjarë, ndërsa në ceremoninë e kthimit u përfshinë edhe ushtarë serbë. Ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, ishte gjithashtu në avion.

Reagimet europiane janë përqendruar te rreziku i glorifikimit të një personi të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.Eurodeputeti slloven Vladimir Prebilič e përshkroi Mladiqin si simbol të mizorive më të rënda të luftërave në ish-Jugosllavi dhe e cilësoi glorifikimin e tij të papajtueshëm me vlerat europiane.

Edhe Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke e lidhur vendimin me mënyrën se si po trajtohet kthimi dhe përkujtimi i Mladiqit. Sipas saj, glorifikimi i tij bie ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Europian.Në Serbi pritet që ceremonia mortore të zhvillohet të hënën, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se pritet pjesëmarrje e madhe. Megjithatë, pas reagimeve ndërkombëtare, Beogradi nuk ka konfirmuar zyrtarisht një funeral shtetëror për Mladiqin.

eurodeputetiserbianderime

Të ngjashme

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1

11:07

Më shumë nga Lajme

  • 15:31Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës
  • 15:31Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
  • 14:49Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës
  • 14:12Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
  • 14:00ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës