Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 15:31
Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës, duke pretenduar se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

Sipas Vuçiqit, dorëzimi i Radoiçiqit apo i ndonjë personi tjetër te autoritetet në Prishtinë do të shënonte, siç pretendon ai, “fillimin e fundit të shtetit serb”.

“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, deklaroi 56-vjeçari.

Duke folur për rastin e Radoiçiqit, Vuçiq përmendi edhe procedurën gjyqësore ndaj tij për veprën penale të shkaktimit të rrezikut. Ai pretendoi se gjykata kishte kërkuar prova nga EULEX-i, por se ky mision kishte vlerësuar që çështja i takon drejtësisë së Kosovës.

Radoiçiq kërkohet nga autoritetet kosovare për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, në Serbi ka nisur një shqyrtim i veçantë lidhur me mënyrën se si është trajtuar rasti i tij nga organet e drejtësisë, veçanërisht vendimi për të mos i caktuar masën e paraburgimit, pavarësisht dyshimeve për vepra të rënda penale.

Sipas portalit Nova.rs, një nga arsyet e përmendura për moscaktimin e kësaj mase lidhej me mënyrën se si prokurori i atëhershëm, Nikola Panteliq, kishte argumentuar kërkesën për paraburgim.

Në kërkesën e tij, prokurori kishte paraqitur vetëm një rrethanë që mund të tregonte se Radoiçiqi, nëse do të qëndronte i lirë, mund të pengonte zhvillimin e procedurës. Bëhej fjalë për rrezikun e arratisjes.

Megjithatë, kjo arsye ishte vlerësuar si e pamjaftueshme, pasi Radoiçiqi ishte paraqitur vetë dhe vullnetarisht për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

kosovësradoiçiqitdorëzimi

Të ngjashme

Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

14:49
Banjska, Ibër-Lepenci dhe strukturat ilegale – çfarë i renditi Hoxha si suksese në letrën e dorëheqjes drejtuar Kurtit?

Banjska, Ibër-Lepenci dhe strukturat ilegale – çfarë i renditi Hoxha si suksese në letrën e dorëheqjes drejtuar Kurtit?

09:41
Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

15:46

Më shumë nga Lajme

  • 15:31Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
  • 14:12Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
  • 14:00ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
  • 13:32E konfirmon Prokuroria: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje
  • 13:31Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë