Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sërish përplasje në KPK, kërkohet largimi i Qalajt nga mbledhjet deri në një vendim final gjyqësor

GD
Gazeta Demos11 dhjetor 2025 në 11:22
Sërish përplasje në KPK, kërkohet largimi i Qalajt nga mbledhjet deri në një vendim final gjyqësor

Mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës ka nisur sërish me përplasje mes anëtarëve.

Anëtari i KPK-së, Veton Shabani ka kërkuar që Agron Qalaj të mos marrë pjesë në mbledhjet e KPK-së, deri në një vendim final të Gjykatës Supreme.

“Situata e krijuar së fundmi në Këshill është jashtë kornizave të ligjshmërisë. Pas mbledhjes që u mbajt menjëherë pas shkarkimit të kundërligjshëm të Besim Kelmendit, u informuam nga ai se ka dërguar ankesë në Supreme. Prokurori Qalaj nuk është dashur të marrë pjesë në atë takim… Pavarësisht kësaj ai qëndroi në mbledhje duke thënë se është anëtar ex-officio. Ju si kryesues është e domosdoshme të reflektoni dhe zotëri Qalaj të mos marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme pa një vendim të Supremes dhe Apelit dhe në mbledhje të marrë pjesë zotëri Kelmendi.

Kërkoj nga ju kryesues dhe të tjerët të ndaloni çdo veprim deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe epilogut final nga Supremja dhe Gjykata e Apelit”, tha ai ndër të tjera.

Pas kësaj u deklarua edhe vetë prokurori Qalaj, i cili tha se se “ushtrimi i mandatit të tij nuk kushtëzohet me asnjë procedurë ankimore”.

“Lidhur me mandatin tim si anëtar ex-officio dhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, vendimi i Këshillit përcakton efekt të menjëhershëm në përputhje me parimet e së drejtës administrative. Ligji nuk parashikon asnjë formë shtyrje të hyrjes në fuqi të këtyre vendimeve dhe ushtrimi i mandatit tim nuk kushtëzohet me asnjë procedurë ankimore. Pjesëmarrja ime në këtë mbledhje është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e dispozitave ligjore dhe vlefshmërisë së vendimit të Këshillit. Pozita e u.d. Kryeprokurorit të Shtetit përfshinë detyrim ligjor për të marrë pjesë në punën e Këshillit si anëtar ec-officio”, tha ai ndër të tjera.

Gjykata Themelore në Prishtinë , javën e kaluar ka refuzuar padinë e Besim Kelmendit, përmes së cilës ai kërkoi masë të përkohshme të sigurisë dhe pezullim të vendimit të Këshillit Prokurorial (KPK) për shkarkimin e tij nga posti i ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Themelore ka argumentuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së përkohshme, siç parashihet në Ligjin për konfliktet administrative. Po ashtu, kjo gjykatë ka konstatuar se pretendimet për dëm të reputacionit dhe atë profesional nuk janë mbështetur në fakte konkrete.

Ky institucion tha se pezullimi i vendimit të KPK-së për shkarkimin e Kelmendit, do të cenonte interesin publik, do të krijonte paqartësi institucionale si dhe do të ndërpriste proceset e rregullta vendimmarrëse në sistemin prokurorial.

KPK

Më shumë nga Lajme

  • 17:07Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së fundmi dha rezultate konkrete për të pagjeturit
  • 16:57Policia “zbarkon” në veri, kontrolle për armëmbajtje të paligjshme
  • 16:48Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
  • 16:24IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar
  • 16:03Ganimete Musliu denoncon në IPK policin që e cenoi fizikisht brenda Kuvendit të Kosovës