Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Gjakovës, Ervin Shabani ka ndarë fotografi nga prezantimi i kandidateve për Kuvendin Komunal, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se roli i gruas në jetën publike dhe politike është i pazëvendësueshëm
“Jam i bindur se roli i gruas në jetën publike dhe politike është i pazëvendësueshëm. Ato sjellin energji, vizion, ndershmëri dhe përkushtim për ta bërë Gjakovën vend më të mirë për familjet tona. Kandidatët tona janë gra të forta, të arsimuara dhe të gatshme të marrin përgjegjësi, duke qenë zëri i qytetarëve në çdo vendimmarrje”, u shpreh Shabani.
Tutje, ai tha se gratë përfaqësojnë shpresën për një Gjakovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar.
“Së bashku do të punojmë që fëmijët tanë të rriten në një qytet ku vlerësohet puna, ku respektohet gruaja dhe ku bashkëpunimi ndërton të ardhmen”, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, me gratë dhe vajzat e Gjakovës, patëm një takim të veçantë ku prezantuam kandidatet tona për Kuvend Komunal.
