Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SHBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit – lëshoi urdhërarrestin për Netanyahun

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 18:26
SHBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit – lëshoi urdhërarrestin për Netanyahun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e ish-Presidentit Hashim Thaçi, e që aktualisht shërben në Divizionin e Gjykimeve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

Sipas Departamentit të Shtetit , Guillou ka marrë vendim për të autorizuar lëshimin e urdhrave të arrestit ndërkombëtar ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant – veprim për të cilin ai tani është shpallur nën sanksione.

Përveç tij, janë sanksionuar edhe Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe Mame Mandiaye Niang.

Sipas vendimit, çdo pasuri e Guillou dhe të tjerëve që ndodhet në SHBA ose kontrollohet nga persona amerikanë është bllokuar.

Ndalohet edhe çdo transaksion financiar apo marrëdhënie tregtare me ta

“Si rezultat i veprimeve të sotme në lidhje me sanksionet, të gjitha pronat dhe interesat në pronë të personave të sanksionuar të përshkruar më sipër, që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose që janë në posedim apo kontroll të personave amerikanë, janë të bllokuara dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA”, thuhet në njoftimin e DASH.

Departamenti i Shtetit theksoi se ky vendim është pjesë e përpjekjes për të “imponuar pasoja të prekshme ndaj zyrtarëve të ICC-së që ndërmarrin veprime të paligjshme kundër aleatëve të SHBA-së”.

Guillou e kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. I njëjti, dha urdhër edhe për arrestimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, riafirmohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës
  • 15:24Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë
  • 15:18Qalaj i bindur që PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt
  • 15:17Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës
  • 15:17Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së