Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 18:50
Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

Nga ekzaminimi i dëshmive të sekuestruara nga Policia e Kosovës në rastin ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprën penale të spiunazhit, janë zbuluar prova të reja që konfirmojnë veprimtarinë e tij agjenturore.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, policia ka sekuestruar prej tij “22 fletore xhepi me shënime dorëshkrimi në gjuhën shqipe dhe serbe”.

Nga analizimi i këtyre fletoreve rezulton se i pandehuri ka mbajtur “të dhëna të shumta të natyrës konfidenciale që lidhen me sigurinë dhe politikën, përfshirë emra personash, numra telefoni, të dhëna operative dhe kalkulime financiare”.

Në shënimet e tij, policia ka identifikuar informacione specifikisht për objekte strategjike të Kosovës, ku përfshihet “infrastruktura kritike si Diga e Ujmanit”.

Përveç infrastrukturës, në to përmbahen “referenca të drejtpërdrejta ndaj Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), si dhe të dhëna për veprimtarinë e agjentëve serbë dhe aktivitetet e institucioneve të sigurisë së Serbisë”.

Në dosje cenohet gjithashtu se i pandehuri mbante shënime të detajuara mbi “masat e vëzhgimit e survejimit ndaj personaliteteve politike shqiptare”.

Po ashtu, fletoret përmbajnë informacione të sistemuara për “ngjarje të sigurisë kombëtare dhe profilizimin e figurave të ndryshme vendore, serbe dhe ndërkombëtare”.

Sipas organit të akuzës, përmbajtja e këtyre shënimeve dëshmon një interesim të vazhdueshëm dhe të organizuar të Shehollit për mbledhjen, ruajtjen dhe sistemimin e informacioneve me karakter sigurie, duke konfirmuar ndërmarrjen e veprimeve tipike të spiunazhit.

shënimekosovësmbante

Të ngjashme

Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës

Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës

21:12
Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

19:29
Lladrovci: PDK i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit

Lladrovci: PDK i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit

17:04
I vjen dita edhe Vushtrrisë, fiton më në fund në Superligën e Kosovës

I vjen dita edhe Vushtrrisë, fiton më në fund në Superligën e Kosovës

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 22:26“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trumpit se Ukraina ka nevojë për një president të ri
  • 22:18Ukshini kritikon ambasadorët për vizitën në Kushtetuese: Ia rrëzuan vetes argumentin për Specialen
  • 22:17Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetë
  • 22:04Aleanca dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli
  • 22:02Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online