Vajzën e djalin e axhës ia vranë, e as për vete rrezikun për jetë nuk e kaloi.Mazllum Bugujevci, që u plagos një ditë më parë, ende është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burri që mori plagë në rastin e Livoqit të Gjilanit, ku Valon Ramushi dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten Nafije Bogujevcin, e vëllain e saj Egzonin, tash pas një intervenimi po trajtohet në mjekimin intensiv në QKUK.Posa t’i përmirësohet pak gjendja, ai pritet të ketë edhe një ndërhyrje. Pas ngjarjes tragjike të së premtes, Ramushi u vetëdorëzua në polici.


