Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shehu i LDK-së lajmërohet nga Zvicra: Prezantuam vizionin e partisë dhe rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Kosovën

GD
Gazeta Demos6 dhjetor 2025 në 21:20
Shehu i LDK-së lajmërohet nga Zvicra: Prezantuam vizionin e partisë dhe rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Kosovën

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se ka marrë pjesë në një takim të nëndegës Chable të LDK-së në Zvicër, ku ai thotë se të pranishëm ishin një numër i madh i anëtarëve dhe aktivistëve të LDK-së.

Në takim, Shehu thotë se prezantuan programin dhe vizionin e LDK-së, si dhe theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit për LDK-në dhe Kosovën.

Ai i rikujtoi mërgatës se kanë kohë për t’u regjistruar deri sonte në ora 00:00.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Sonte pata rastin të marr pjesë në një takim të nëndegës Chable të LDK-së në Zvicër, ku morën pjesë një numër i madh i anëtarëve dhe aktivistëve të LDK-së të këtij rajoni. Po ashtu, e pranishme ishte edhe Shoqata Humanitare “Medvegja”. Në takim, përpos shumë junikasve, mori pjesë edhe kandidati për deputet të Parlamentit të Kosovës, Fadil Geci. Takimin e udhëhoqi anëtari i kryesisë së nëndegës, Mustaf Ramosaj. Po ashtu, në takim morën pjesë edhe dy autorët e monografisë së Junikut, Dr. Islam Shehu dhe Zeqë Gaxherri.

Të pranishmit fillimisht i falënderova për përkrahjen në zgjedhjet e fundit lokale dhe për kontributin e tyre në çdo kohë ndaj Kosovës – para luftës, gjatë luftës si dhe pas luftës. Në takim prezantuam edhe programin dhe vizionin e LDK-së, duke shpjeguar se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 28 dhjetorit për LDK-në dhe Kosovën. Po ashtu, rikujtuam se ende ka edhe pak kohë për t’u regjistruar deri sonte në ora 00:00, ndërsa ata që kanë mundësi, të vijnë sa më shumë për festat e fundvitit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Shihemi nesër në Basel. Ju faleminderit për pjesëmarrjen kaq të madhe në këtë takim.

Më shumë nga Lajme

  • 21:34Rritet numri i protestuesve në sheshin “Skenderbeu”, hidhen fishekzjarre
  • 21:33Miftaraj kritikon qeverisjen: E lë shtetin pa President e institucione
  • 21:31Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve
  • 21:25Ismaili: Nuk po muj me besu, më vjen keq për Konjufcën qysh ka pranu me u propozu
  • 21:25Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar