GazetaDemos raportoi sot se dy persona kanë mbetur të lënduar nga shembja e kranit në rrugën ‘A’.
Lidhur me rastin reagoi edhe një banor nga ajo zonë ku u shpreh i shqetësuar.
“Kjo nuk është në rregull çka është duke u bë, që ku e kam shpin këtu une”, deklaroi ai.
Ndryshe rasti u konfirmua për “Demos” edhe nga Policia e Kosovës ku sipas tyre dy të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, deklaruan nga policia për Demos.