Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shifër alarmante, 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 21:49
Shifër alarmante, 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010

Një tjetër grua u vra në Kosovë u vra nga bashkëshorti dje në Gjilan. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vdekur edhe vëllai i saj, ndërsa xhaxhai i viktimës u plagos rëndë. Kjo tragjedi rikthen në vëmendje dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e vrasjeve.Sipas të dhënave të përmendura për vrasjet e grave në Kosovë, kjo është gruaja e 63-të e vrarë nga bashkëshorti që nga viti 2010. Pas ngjarjes ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ka theksuar se institucionet duhet të veprojnë para se dhuna të përfundojë me vrasje.

“Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar. Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Gërvalla në reagimin e saj publik.Kosova e ka të përfshirë drejtpërdrejt në nenin 22 të Kushtetutës Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit. Ajo përcakton standarde për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të kryesve.

Në vitin 2022, me iniciativën e presidentes së atëhershme, Vjosa Osmani, u formua Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili gjatë dy vjetëve të punës nxori rekomandime konkrete për luftimin e dhunës me bazë gjinore, përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme ligjore. Megjithatë, sipas të dhënave të përmendura, këshilli u mblodh vetëm dy herë.Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës vlerëson se mbledhja e këshillit nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por duhet të pasohet nga veprime konkrete të institucioneve për hetimin e rasteve dhe përmirësimin e legjislacionit.

“Presim që nga kjo mbledhje institucionet tona të dalin me hapa konkretë për veprimet që do t’i ndërmarrin, për hetime adekuate të këtyre rasteve, si dhe për ndryshime në legjislacion, të cilat po duket se janë gjithnjë e më të nevojshme, në mënyrë që dhuna ndaj grave dhe vrasja e grave të trajtohen edhe në legjislacionin tonë, por edhe të jenë prioritet kombëtar dhe të kenë vëmendjen e institucioneve”, theksoi ajo.Nevojën për trajtim urgjent të problemit e thekson edhe Ilir Havolli, kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, i cili vë në pah rëndësinë e ndërhyrjes institucionale dhe të investimit në shëndetin mendor.

“Nuk mund ta konceptojmë dhe ta pranojmë dhunën si diçka normale në shoqërinë tonë. Dhe si e tillë, problematika kryesore qëndron te shteti ynë, sepse shteti nuk investon në promovimin e shëndetit mendor dhe trajtimin e këtyre rasteve. Ne kemi politika në letër, por ato politika asnjëherë nuk janë të zbatuara”, pohoi Havolli.Të dhënat e përmendura tregojnë se gratë e moshës 30-40 vjeç përbëjnë grupin me numrin më të madh si viktima të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në raportin 6-mujor të këtij viti, 1335 raste kanë raportuar dhunë në familje.

kosovëviti2010

Të ngjashme

Foto e rrallë: Helikopteri britanik Chinook duke u ulur në urë teksa Gurkhat hynin në Kosovë në vitin ’99

Foto e rrallë: Helikopteri britanik Chinook duke u ulur në urë teksa Gurkhat hynin në Kosovë në vitin ’99

14:00
KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve

KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve

12:57
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për narkotikë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për narkotikë

11:08
KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë

KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë

21:30

Më shumë nga Lajme

  • 22:26“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trumpit se Ukraina ka nevojë për një president të ri
  • 22:18Ukshini kritikon ambasadorët për vizitën në Kushtetuese: Ia rrëzuan vetes argumentin për Specialen
  • 22:17Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetë
  • 22:04Aleanca dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli
  • 22:02Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online