Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që ka dorëzuar komuna në Prokurori Speciale kundër Ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.
Rama ka publikuar një pjesë të kallëzimit penal, teksa i është drejtuar Muratiti duke i thënë “shihemi në Prokurori”.
Ai ka akuzuar Muratin se po e përdorë këtë situatë për ta shantazhuar opozitën, teksa e ka thumbuar edhe kryeministrin në detyrë e kreun e VV’së, Albin Kurtin, për refuzimin e ftesave të Prokurorisë Speciale lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.
“Sinqerisht shpresoj që përgjigja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë! Kjo e tregon mjaft mirë se si e trajtoni ju shtetin dhe qytetarët! Hekuran, punëtorët dhe qytetarët e Kryeqytetit nuk duhet të mbesin pa paga e pa shërbime, vetëm sepse ju keni zgjedhur t’i përdorni për të shantazhuar opozitën!”, ka shkruar Murati.
Komuna e Prishtinës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, lidhur me mos alokimin e 35 milionë eurove.
Sipas dokumentit të siguruar nga Reporteri.net. Përveç Muratit, kallëzimi penal është ngritur Arton Ahmetit si Sekretar në MFPT, Salvador Elmazit si Drejtor i Departamentit të Buxhetit dhe Nysret Kocës si Ushtrues Detyre i Drejtoritt ë Thesarit në Ministri.
Kallëzimi është pranuar nga Prokuroria më 7 tetor.
“Personat e kallëzuar në cilësi të personave zyrtar përkatësisht si titulluar të institucionit qeveritar, me dashje dhe në kundërshtim me autorizimet e tyre ligjore dhe legjislacionin ne fuqi, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tyre me qëllim që t’i shkaktojë dëm institucionit publik Komunës së Prishtinës duke mos bërë alokimin e mjeteve financiare për Komunën e Prishtinës në këtë mënyrë kundërligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me interesin publik të qytetarëve të Kryeqytetit kanë bllokuar projektet e investimeve kapitale, subvencionet dhe mallrat dhe shërbimet, duke rrezikuar edhe shërbimet shëndetësore, shujtat e fëmijëve në institucione parashkollore dhe në mësim tërë ditorë si dhe dem financiar për shkak të tarifave të mijëra lëndëve të dërguara në përmbarim”, thuhet në kallëzim.