Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

“Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 09:18
“Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e Arlindës, e cila sa ishte gjallë, kërkonte që të zbatohej vendimi i gjykatës për takimin me djalin e saj.

Në videon e publikuar nga emisioni MAT në Klan Kosova, Arlinda dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor respektimin e vendimit të gjykatës.

Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se obligimi i policisë është vetëm ta shoqërojë deri në shtëpi.

Lushaku e ka cilësuar rastin si një situatë ku një nënë po kërkon nga institucionet zbatimin e vendimit gjyqësor dhe të drejtën për të takuar djalin e saj.

“Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin!  Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar depuretja në Facebook.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet, duke iu drejtuar edhe kryeministrit me thirrjen për shkarkime.

“Shkarkime, o kryeministër!A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!“.

shkarkimelushakukryeministër

Më shumë nga Lajme

  • 11:39Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë
  • 10:53Hoti: Hallkat nuk dështojnë vetë, llogaridhënia është dorëheqje
  • 10:44Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?
  • 10:07Sveçla: Ka gjëra të çuditshme nga kthimi në punë i policëve nga rasti i gruas së vrarë tek oborri i QKUK-së, prokurorja mori vendim 4 ditë para pensionimit
  • 10:02Gërvalla: Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën