Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

GD
Gazeta Demos30 tetor 2026 në 11:39
Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallë të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar mbajtjen e patentë-shoferit deri në përfundimin e masës të ndalimit të drejtimit të mjetit.

Gjykata tha se ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy institute të ndryshme juridike, të cilat nuk duhet të ngatërrohen në zbatimin e tyre.

Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë.

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ, duke vendosur sipas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë për shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ.

Duke iu referuar nenit 244 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë. Për rrjedhojë, kushtëzimi i tërheqjes së dokumentit me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, është në kundërshtim me ligjin.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë që nuk kanë bazë ligjore.

Gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të këtij Udhëzimi Administrativ duke vlerësuar se këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet e përcaktuara me ligj.

policiaditëgjykata

Të ngjashme

Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Korçë, policia kap autorin e dyshuar

Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Korçë, policia kap autorin e dyshuar

22:22
Limaj për rastin tragjik të Arlinda Zekajt: Policia jonë është trajnuar për diçka tjetër, na duhet punëtori social, psikologu

Limaj për rastin tragjik të Arlinda Zekajt: Policia jonë është trajnuar për diçka tjetër, na duhet punëtori social, psikologu

21:55
IPK publikon gjetjet se si në mënyrë skandaloze Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt para se të vritej

IPK publikon gjetjet se si në mënyrë skandaloze Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt para se të vritej

16:57
Kritika që seanca për rastin e Liridona Ademajt u mbyll për publikun, Gjykata e Apelit si arsye përmend “mbrojtjen e jetës private”

Kritika që seanca për rastin e Liridona Ademajt u mbyll për publikun, Gjykata e Apelit si arsye përmend “mbrojtjen e jetës private”

16:14

Më shumë nga Lajme

  • 12:53Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
  • 12:40Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha
  • 12:33Familjarët e Arlindës mblidhen në sheshin e Pejës për protestë
  • 12:28KPK-ja arsyeton suspendimin e Vuçetajt: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
  • 12:28Familjarët e Arlinda Zekajt në ballë të protestës kundër vrasjes së grave në Pejë