Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkëputet ashensori, humb jetën kamerieri 16-vjeçar në Shqipëri

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 10:29
Shkëputet ashensori, humb jetën kamerieri 16-vjeçar në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar, i punësuar si kamerier në një restorant, ka humbur jetën pas një aksidenti me ashensorin.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit, raporton Top Channel.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, në një restorant në pronësi të shtetasit A. V., në fshatin Arrameras.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kamerieri 26-vjeçar, Endri Stafuka, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, i cili punonte gjithashtu si kamerier në restorant, brenda në ashensor.

Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar 26-vjeçarin Endri Stafuka, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Në pranga ka përfunduar edhe pronari i restorantit, 62-vjeçari Afrim Vathi, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

jetënkamerieri16-vjeçar

Të ngjashme

Tragjedia që mori jetën e dy të rinjve kosovarë në Itali, sigurimi paguan miliona për familjet

Tragjedia që mori jetën e dy të rinjve kosovarë në Itali, sigurimi paguan miliona për familjet

18:47

Më shumë nga Lajme

  • 11:42Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit
  • 11:41Tahiri në mbledhjen e Kryesisë ngriti çështjen rreth strategjisë për mbrojtjen e çlirimtarëve
  • 11:37Suksesi i ushtarëve në ShBA, Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!
  • 11:23KPM-ja miraton kërkesën për transmetim eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”
  • 11:22Trepça mohon se minatori nuk është paguar për një vit: Pagat janë ekzekutuar rregullisht