Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkodran Imeraj kundërshton nominimin për Këshillin Kombëtar të Shkencës

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 18:54
Shkodran Imeraj kundërshton nominimin për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Historiani Shkodran Imeraj i është drejtuar me një shkresë kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, duke kërkuar rishqyrtimin e nominimit të anëtarit të Këshillit Kombëtar të Shkencës në fushën e historisë.

" Mosmarrja në konsideratë e dy propozimeve të tjera zyrtare (pasi që Instituti ka proceduar tuje vetëm dy kandidatura) , të mbështetura në rezultate dhe kontribute konkrete akademike e shkencore, krijon përshtypjen se vlerësimi profesional i Këshillit Shkencor nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur", deklaroi Imeraj.

Reagimi i tij:

DREJTUAR:
- Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti
- Kryetarit të Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj

PËR DIJENI:
- Anëtarëve të Kabinetit Qeveritar
- Anëtarëve të Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
- Anëtarëve të Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë në Prishtinë

Lënda: Kundërshtim ndaj vendimmarrjes për nominimin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Shkencës në fushën e historisë



I nderuar Kryeministër Kurti,
I nderuar kryetar i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, z. Hoxhaj,
Të nderuar anëtarë të Kabinetit Qeveritar dhe të Komisionit për Arsim dhe Shkencë,
Të nderuar anëtarë të Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë në Prishtinë,

Duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në ushtrimin e detyrave tuaja, përmes kësaj shkrese dëshiroj të shpreh kundërshtimin tim lidhur me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për nominimin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Shkencës në fushën e historisë, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Hajrulla Çeku.
Ky vendim është marrë pas shpalljes së thirrjes publike për nominime nga Ministria përkatëse, të publikuar më 24 mars 2026. Shqetësimi im kryesor lidhet me mënyrën e zhvillimit të këtij procesi dhe me mospërfilljen e propozimeve zyrtare të Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë në Prishtinë.
Bazuar në thirrjen publike të Ministrisë, si dhe në nenet 40, 42 dhe 43 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, më 26 mars 2026, përmes një shkrese drejtuar Këshillit Shkencor të Institutit, kam kërkuar nominimin tim për anëtar të Këshillit Kombëtar të Shkencës.
Në mbledhjen e mbajtur me 30 mars 2026, Këshilli Shkencor, duke u mbështetur edhe në kërkesat e thirrjes publike të Ministrisë përkatëse, ka miratuar tri propozime për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës. Në mesin e këtyre tri propozimeve, i pari jam propozuar unë.
Megjithatë, në mbledhjen e sotme, Qeveria, me propozimin e ministrit të linjës, ka miratuar nominimin e një kolegeje për përfaqësimin e fushës së historisë në Këshillin Kombëtar të Shkencës, ndonëse kandidatura e saj, sipas informacionit që kam në dispozicion, nuk ka qenë ndër propozimet zyrtare të Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë dhe nuk është përcjellë si nominim nga ky organ profesional.
Konsideroj se kjo mënyrë e vendimmarrjes ngre shqetësime serioze lidhur me respektimin e procedurave, transparencën institucionale dhe përfilljen e vullnetit të organit më të lartë profesional të Institutit të Historisë. Mosmarrja në konsideratë e dy propozimeve të tjera zyrtare (pasi që Instituti ka proceduar tuje vetëm dy kandidatura) , të mbështetura në rezultate dhe kontribute konkrete akademike e shkencore, krijon përshtypjen se vlerësimi profesional i Këshillit Shkencor nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur.
Sa i përket kontributit tim shkencor, dëshiroj të theksoj se jam historiani i dytë dhe i fundit nga radhët e punonjësve shkencorë të Institutit të Historisë në Prishtinë, studimi shkencor i të cilit është përkthyer zyrtarisht në një gjuhë të huaj, konkretisht në gjuhën bullgare. Bëhet fjalë për studimin tonë mbi masakrat e Lybeniqit (1998-1999), i cili është përkthyer nga shqipja në bullgarisht nga ligjëruesit e gjuhës shqipe në Katedrën e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Sofjes. Si dhe jam autor i 7 studimeve shkencore dhe 2 botimeve me përmbledhje me dokumente.
Ky fakt përbën një dëshmi konkrete të vlerësimit dhe të rëndësisë së punës sonë kërkimore-shkencore, si dhe të kontributit tim në dokumentimin dhe studimin e historisë. Përkthimi zyrtar i këtij studimi në gjuhën bullgare dëshmon se rezultatet e hulumtimeve tona kanë zgjuar interesim edhe jashtë vendit, duke kontribuar në njohjen dhe trajtimin e historisë sonë në një hapësirë më të gjerë akademike.
Në këtë kontekst, kërkoj nga Kryeministri i Republikës së Kosovës që të rishqyrtojë procesin e vendimmarrjes për nominimin e historianit në Këshillin Kombëtar të Shkencës, duke siguruar respektimin e procedurave dhe trajtimin e drejtë të propozimeve zyrtare të Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë.
Njëkohësisht, kërkoj që t'i rikthehet dinjiteti vendimmarrjes së këtij organi profesional dhe të mos shpërfillet vullneti i mbi 20 anëtarëve të Këshillit Shkencor, të shprehur përmes procedurave të brendshme të Institutit. Konsideroj se një vendimmarrje e drejtë dhe transparente duhet të mbështetet në kritere të qarta profesionale dhe në respektimin e rolit të institucioneve përkatëse.
Me keqardhje konstatoj se vazhdimi i procedurës për nominimin e një historianeje, pa u shqyrtuar dhe pa u dhënë përgjigje propozimeve zyrtare të Këshillit Shkencor, nuk i shërben transparencës institucionale dhe as besimit në proceset e vendimmarrjes. Përkundrazi, kjo qasje rrezikon të cenojë autoritetin profesional të Institutit të Historisë dhe të ngrejë dyshime mbi mënyrën se si janë trajtuar nominimet.
Përmes kësaj shkrese, i drejtohem gjithashtu Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar që, përpara se të vazhdojë trajtimi i mëtejshëm i kësaj çështjeje, të kërkohen sqarime të plota nga Ministria përkatëse dhe nga vetë ministri, z. Hajrulla Çeku, lidhur me kriteret dhe procedurën e ndjekur për këtë nominim.
Kërkoj që Komisioni të shqyrtojë në mënyrë të paanshme dokumentacionin përkatës, përfshirë thirrjen publike, propozimet e miratuara nga Këshilli Shkencor dhe arsyetimin e vendimmarrjes së Ministrisë, në mënyrë që të qartësohet nëse procedura e ndjekur është në përputhje me kërkesat ligjore dhe institucionale.
Besoj se respektimi i ligjit, transparenca dhe vlerësimi i meritës shkencore duhet të jenë parime themelore të çdo vendimmarrjeje në fushën e shkencës. Për këtë arsye, kërkoj që kjo çështje të shqyrtohet me seriozitetin e duhur dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme për të garantuar një proces të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me procedurat përkatëse.
Në përmbyllje, shpreh shpresën dhe pritjen time që ky proces nominimi të mos jetë ndikuar nga prapavija politike apo nga ndërhyrjet e eksponentëve të caktuar politikë, por të jetë mbështetur ekskluzivisht në meritën akademike, kontributin shkencor dhe respektimin e procedurave institucionale. Ky shqetësim lidhet edhe me faktin se, tash e më shumë se katër vjet, persona me përkatësi dhe ndikim të caktuar politik janë përfshirë në procese vendimmarrëse brenda Institutit të Historisë, duke cenuar, sipas vlerësimit tim, etikën profesionale dhe kolegialitetin, me një qasje që kam arsye ta konsideroj si përpjekje për ta penguar dhe margjinalizuar emrin dhe kontributin tim profesional e shkencor.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe duke pritur shqyrtimin e kësaj kërkese, ju përshëndes me respekt.

SHTOJCË:
1. Kopja e kandidaturës sime për anëtar të Këshillit Kombëtar të Shkencës;
2. Kopja e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë në Prishtinë, në të cilin janë miratuar propozimet për nominim;
3. Kopja e thirrjes publike të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për nominimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Me respekt,
Shkodran Imeraj
Instituti i Historisë në Prishtinë

imerajkombëtarshkencës

Më shumë nga Lajme

  • 19:40“Do zbusim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve”, Rama prezanton 10 masat e reja të Paketës Fiskale
  • 19:20Nis punën grupi punes për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për Gjykatën Speciale, Konjufca jep detaje
  • 19:18Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!
  • 19:09Thaçi: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje, pa pritur raportet
  • 19:03Shqiptari hidhet nga dritarja gjatë kontrollit të policisë në Zvicër, nuk arrin të arratiset