Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Musliu: Si Dimali mendon e gjithë VV-ja – Vota për të është tradhti ndaj qytetarëve që më besuan

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 19:55
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Musliu: Si Dimali mendon e gjithë VV-ja – Vota për të është tradhti ndaj qytetarëve që më besuan

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar artikullin e kryetarit të kuvendit, Dimal Bashës, ku më 2012 pretendonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u financua nga trafikantë të drogës dhe mafia shqiptare, raporton GazetaBlic

.Musliu thotë se artikulli i sotëm e ka konfirmuar atë që ka deklaruar dje pas votës kundër.

Deputetja e PDK-së, thotë se nuk mund ta votojë për kryetar Kuvendi një person që karrieren politike e ka ndërtuar mbi urrjetje dhe përçarje.

“Artikulli i sotem e ka konfirmu ate qe e kam deklaru dje pas votimit kunder.Unë i them JO Dimal Bashës. Nuk mund të votoj për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizionin e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje. Si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranoj që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlitimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit”, tha ajo.

Musliu shtoi se vota për një figurë si Basha do të ishte tradhti ndaj besimit të mijëra qytetarëve që i kanë besuar asaj ndër vite.“Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhëti ndaj besimit të mbi 31 000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet. Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë. Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike.Ne kemi nevojë për dinjitet! Ky nuk është inat- ËSHTË PARIM”, theksoi deputetja e PDK-së.

Ajo thotë se individë si Dimal Basha do duhej të jepnin llogari për propagandë anti UÇK e jo të votoheshin për deputet e së fundmi edhe për të parin e Kuvendit.Musliu kërkon që ata që synojnë poste të larta shtetërore të futen në disa filtra kontrollues.

“Individë si Dimal Basha do duhej të jepnin llogari për propagandë anti UÇK e jo të votoheshin për debutet e së fundmi për të parin e Kuvendit. Ndoshta do të mirret si precedent që në të ardhmen ata që synojnë poste të larta shtetërore të futen në disa filtra kontrollues”, u shpreh ajo.Ndër të tjera ajo thekson se njësoj si Dimali mendon e gjithë VV-ja, ku shpreson që populli ta ketë parë karakterin e tyre të vërtetë.

“Si Dimali mendon e gjithë VV-ja. Shpresoj që populli të ketë parë karakterin e tyre të vërtetë dhe shpresoj që edhe krahu i luftës të mbrojë kauzën e tyre me më vendosmëri kudo që janë e veçanërisht kur mbajnë ulëse në Kuvend”, përfundoi ajo për GazetaBlic.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 15:37Sulm kibernetik në ueb-faqen Konsumatori
  • 15:20“Z. kryeministër, shihemi në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?
  • 15:18Sot varrosen dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në Surkish të Podujevës
  • 15:17Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën
  • 14:52Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”