Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit, kandidati për kryetar të Deçanit nga Iniciativa Demokracia, Shkumbin Demaliaj, u prit me entuziazëm nga banorët e fshatit Carrabreg i Epërm.
Gjatë tubimit, Demaliaj bashkëbisedoi me qytetarët dhe prezantoi pikat kyçe të programit zgjedhor, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe qeverisjen transparente e me integritet.
“Si në çdo tubim tjetër, edhe sonte në fshatin Carrabreg të Epërm u pritëm me entuziazëm.
