Nëna e Muhamet Skanës, të riut që u bë viral pasi u godit nga një efektiv policie gjatë protestës së të premtes në Tiranë, ka bërë një deklaratë që ngre pikëpyetje të reja mbi praninë e tij në tubim.
Gjatë një telefonate në “Aldo Morning Show”, ajo ka pretenduar se i biri ishte paguar për të marrë pjesë në protestë, ndërsa sqaroi se ai nuk është student dhe se e gjithë familja jeton prej vitesh në Itali.
Sipas saj, Skana nuk studion në Shqipëri e as në Itali dhe familja nuk e dinte fillimisht përse ai ndodhej mes protestuesve. Nëna është ankuar për veprimet e efektivëve, ndërsa ka kritikuar gjithashtu edhe aktet e dhunës nga protestuesit, duke thënë se nuk është dakort që të digjet Shqipëria.




