Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shoqata e Qumështoreve kërkon mbylljen e furrave dhe byrektoreve që përdorin vaj palme në vend të gjizës

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 13:20
Shoqata e Qumështoreve kërkon mbylljen e furrave dhe byrektoreve që përdorin vaj palme në vend të gjizës

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të ndërmarrë kontrolle të menjëhershme në furrat dhe byrektoret në gjithë vendin, për të identifikuar bizneset që përdorin yndyrë palme në vend të gjizës së qumështit.

Në një reagim publik, kjo shoqatë ka kërkuar që bizneset ku vërtetohet mashtrimi i konsumatorëve të përballen me masat më të rënda që parasheh ligji, përfshirë mbylljen e tyre dhe heqjen e licencave apo aprovimeve për ushtrimin e veprimtarisë.

Sipas SHQK-së, përdorimi i yndyrës së palmës apo përzierjeve me yndyra bimore, të cilat u shiten konsumatorëve si gjizë e mirëfilltë, përbën mashtrim të qëllimshëm.

Shoqata ka ngritur shqetësimin se mijëra furra dhe byrektore në Kosovë furnizojnë çdo ditë dhjetëra mijëra konsumatorë, duke vënë në pikëpyetje se sa prej tyre mund të jenë duke paguar për produkte të qumështit, ndërkohë që mund të konsumojnë zëvendësues me yndyrë palme.

“Kjo nuk mund të trajtohet më si një çështje e parëndësishme”, thuhet në reagimin e shoqatës.

SHQK-ja i ka bërë thirrje AUV-së që të nisë një aksion të gjerë kontrolli, duke kërkuar pesë masa konkrete.

Fillimisht, kërkon inspektime të menjëhershme në furrat dhe byrektoret në të gjithë territorin e Kosovës, si dhe analiza laboratorike për identifikimin e zëvendësuesve të padeklaruar të gjizës së qumështit.

Po ashtu, shoqata kërkon ndalimin e menjëhershëm të shitjes së produkteve që identifikohen si mashtruese, në përputhje me procedurat ligjore.

Një tjetër kërkesë është mbyllja e bizneseve dhe heqja e licencave apo aprovimeve në rastet kur konstatohen shkelje të rënda që justifikojnë masa të tilla.

Në fund, SHQK-ja kërkon edhe publikimin e rezultateve të kontrolleve dhe emrave të subjekteve që shkelin ligjin, në mënyrë që konsumatorët të informohen se cilat biznese nuk i përmbushin standardet.

“Kush mashtron duke shitur vaj palme për gjizë, duhet të humbë licencën”, përfundon reagimi i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës.

Postimi i plotë:

KUSH MASHTRON DUKE SHITUR VAJ PALME PĒR GJIZĒ NUK DUHET TË KETË LICENCË PËR TË USHTRUAR VEPRIMTARI !

AUV, MBYLLNI FURRAT DHE BYREKTORET KU VËRTETOHET MASHTRIMI ME YNDYRË PALME NË VEND TË GJIZËS!

A PO MASHTROHET NJË POPULL I TËRË?

Nëse mijëra furra dhe byrektore në Kosovë furnizojnë çdo ditë dhjetëra mijëra konsumatorë, atëherë shtrohet një pyetje jashtëzakonisht serioze:

SA QYTETARË PO PAGUAJNË PËR GJIZË NGA QUMËSHTI, NDËRSA NË TË VËRTETË MUND TË JENË DUKE KONSUMUAR ZËVENDËSUES ME YNDYRË PALME?

Kjo nuk mund të trajtohet më si një çështje e parëndësishme!

Nëse një biznes përdor me vetëdije yndyrë palme apo përzierje me yndyra bimore dhe ua shet konsumatorëve si gjizë të mirëfilltë, atëherë ky është MASHTRIM I QËLLIMSHËM I KONSUMATORIT!

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) kërkon nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të ndërmarrë menjëherë një aksion të gjerë kontrolli në furrat dhe byrektoret e Kosovës.

KËRKESA JONË ËSHTË E QARTË:

ASNJË FURRË APO BYREKTORE KU VËRTETOHET MASHTRIMI I QËLLIMSHËM DHE SISTEMATIK ME USHQIMIN NUK DUHET TË VAZHDOJË VEPRIMTARINË PA U PËRBALLUR ME MASAT MË TË RENDA QË PARASHEH LIGJI!

SHQK kërkon:

1. INSPEKTIME TË MENJËHERSHME në furrat dhe byrektoret në gjithë territorin e Kosovës.

2. ANALIZA LABORATORIKE për të identifikuar zëvendësuesit e padeklaruar të gjizës nga qumështi.

3. NDALIM TË MENJËHERSHËM TË SHITJES së produkteve të identifikuara si mashtruese, sipas procedurave ligjore.

4. MBYLLJE TË BIZNESEVE DHE HEQJE TË LICENCAVE APO APROVIMEVE, aty ku vërtetohen shkelje të rënda që i justifikojnë këto masa ligjore.

5. PUBLIKIM TË REZULTATEVE DHE EMRAVE TË SUBJEKTEVE SHKELËSE, në përputhje me ligjin, në mënyrë që konsumatorët të dinë se kush po i mashtron !

KUSH MASHTRON DUKE SHITUR VAJ PALME PĒR GJIZË, DUHET TË HUMBĒ  LICENCËN!/

shoqatakërkonpalme

Të ngjashme

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, institucionet të marrin veprimet që kërkon ligji

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, institucionet të marrin veprimet që kërkon ligji

20:56

Më shumë nga Lajme

  • 19:05“Jo me lëshu detyrën, po me shku n’shpi t'u nga", Ramadani kërkon largimin e Sveçlës
  • 19:05Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon
  • 18:41Rasti i Diana Kastratit, aktakuza përshkruan momentin e privimit të saj nga jeta nga ish-partneri
  • 18:41Sveçla: Përparim Rama tenton që përplasjen me e ngritë në nivel të Albin Kurtit
  • 18:37Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës