Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot është mbajtur seanca gjyqësore në rastin ndaj ish-zyrtares së Bashkimit Evropian në Kosovë, Albina Nura.
Në këtë seancë, Nura është liruar nga akuza duke u shpallur e pafajshme.

Siç raporton gazetari i GazetësDemos, Pleurat Salihu ka njoftuar se e njëjta ka mirëpritur vendimin e Gjykatës, teksa ka shpërthyer në lot duke u larguar nga salla gjyqësore.
Albina Nura akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se i ka shkaktuar dëm prej rreth 500 mijë eurosh buxhetit të BE-së, me ç’rast dyshohej për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Konflikt interesi”.