Rreth 200 mijë euro dëm material është shkaktuar pas shpërthimit të një bombole oksigjeni që ndodhi dje në fshatin Nikaj, në rrugën Kaçanik–Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Kaçanik 22.10.2025 – 11:30. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi të një rezervuari të oksigjenit, në një ndërmarrje private, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
