Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëri: Dy persona bien në prangat e policisë, kapen me qindra bimë kanabisi në parcela

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 12:46
Shqipëri: Dy persona bien në prangat e policisë, kapen me qindra bimë kanabisi në parcela

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kultivuan qindra bimë kanabisi në Vaun e Dejës në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shtetit, u arrestuan shtetasit me iniciale S.U., 45 vjeçar, banues në Durrës dhe shtetasi Gj.Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj. Ndërkohë 351 bimët u gjetën në Fshatin e Ri.

Njoftimi i plotë:

Vau i Dejës/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Lajme

  • 13:26Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme
  • 13:24Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende
  • 13:18Reagon veterani i UÇK-së që u rrah mbrëmë nga Policia: Nuk e sulmova Policinë, gjithmonë do të jem në shërbim të vendit
  • 13:18Ramush Haradinaj me parti del për t'i falënderuar protestuesit në shesh
  • 13:07Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005