Komentatori politik, Halil Matoshi duke komentuar vizitën e Listës Studentore në Kosovë, ka deklaruar se ajo ka shkuar të Kisha Ortodokse e cila në realitet ka qëndrim të ashpër ndaj Kosovës.
Ai tha se shefi i tyre Serdonoviq deklaroi se ata detyrohen me vepru në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe se kanë deklaruar se “Kosova mbetet pjesë e Serbisë”.
“Prandaj nëse në start ata thojnë se Kosova është pjesë e Serbisë, në Serbi nuk po ndryshon kurrgja”, tha Matoshi në POLITIKO të Kanal 10, duke shtuar se shteti serb nuk e luan kamën pa betimin e Kishës Serbe.

