Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Shqipëria hap konsullatë në Luginë të Preshevës, Serbia në Shkodër” – Ministri Hoxha del me sqarime

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 15:27
“Shqipëria hap konsullatë në Luginë të Preshevës, Serbia në Shkodër” – Ministri Hoxha del me sqarime

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka dalë me sqarime pas reagimeve që ka nxitur lajmi për mundësinë e hapjes së konsullatës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe asaj të Serbisë në Shkodër.

Sipas kryediplomatit shqiptar, interes kryesor i Shqipërisë mbetet hapja e një Konsullate të Përgjithshme shqiptare në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se Shqipëria ka kërkuar prej kohësh krijimin e një përfaqësie të përhershme konsullore në Luginën e Preshevës, ndërsa sipas tij, Serbia gjithashtu ka paraqitur kërkesën e saj për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër.

Hoxha ka thënë se se çdo hap do të ndërmerret vetëm pasi të ketë dakordësi mes palëve për të gjitha aspektet e procesit.

“Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Kjo do të na mundësojë të jemi më pranë qytetarëve shqiptarë, t’i mbështesim më drejtpërdrejt dhe të mbrojmë interesat e tyre legjitime,” ka shkruar Hoxha në një reagim në rrjetin social X.

Ai ka theksuar reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve diplomatike dhe nuk duhet parë si një barazim mekanik i interesave apo objektivave të dy shteteve.

Reagimet kundër, ai i ka kritikuar, pasi sipas tij, janë fokusuar tek mundësia e hapjes së konsullatës serbe në Shkodër, duke lënë në plan të dytë përfitimin që sjell për shqiptarët e Luginës së Preshevës krijimi i një përfaqësie diplomatike shqiptare.

Në deklaratën e tij, Hoxha ka nënvizuar se politika e jashtme e Shqipërisë bazohet në interesin kombëtar, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave evropiane, e jo në emocione apo perceptime.

“Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të mbajë si vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme”, ka thënë kryediplomati shqiptar.

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit
  • 20:25Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet
  • 20:21Protesta te MD-ja, Çlirim Haziri: Donikë, procedo ligjin, në tavolinë e ki dinjitetin e kombit e dinjitetin tonë
  • 19:52LIVE| Mbërrijnë protestuesit, "BLINDOHET" Ministria e Drejtësisë: VOTOJENI LIGJIN
  • 19:44PAMJE DREKTE| "Votone ligjin - MARRE", protestuesit nisen te ministria e Donika Gërvallës