Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqiptarët në Mitrovicë të Veriut po bëhen me shkolla e çerdhe, 27 vjet pas luftës

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 22:14
Shqiptarët në Mitrovicë të Veriut po bëhen me shkolla e çerdhe, 27 vjet pas luftës

Tani student në drejtimin shkenca politike, Lorik Hysenaj, u kthye për vizitë në shkollën kontejner në lagjen e Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut.

Në këtë ambient të improvizuar që nga paslufta, si pasojë e uzurpimit të objektit të shkollës “Aziz Sylejmani” nga serbët, Loriku ndoqi mësimin aty deri më 2017, kur diplomoi.

Teksa tha se kushtet dhe rrethanat e vështira nuk i dekurajuan asnjëherë, ai shprehet i lumtur që më në fund në këtë lagje ka nisur ndërtimi i shkollës së re.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm për ndërtimin e objektit të ri, gur-themeli i shkollës “Aziz Sylejmani”, e cila ka qenë një kërkesë e kamotshme si e banorëve ashtu edhe e mësimdhënësve dhe nxënësve që kanë qenë dhe atyre që vijojnë mësimin. Pra për kushte më të mira dhe objekt meritor siç e kanë të gjithë nxënësit anë e mbanë Kosovës”, ka theksuar Lorik Hysenaj, banor i Mitrovicës së Veriut, ish-nxënës i shkollës “Aziz Sylejmani” për Dukagjinin.

Njëkohësisht, sikur në Kodrën e Minatorëve, po vijojnë punët për ndërtimin e shkollës së re bashkë me çerdhen, edhe në atë që njihet si Lagjja e Boshnjakëve.

Përfundimi i punëve të parapara të zgjasin 18 muaj dhe funksionalizimi i këtij institucioni do t’u jepte nxënësve shqiptarë në këtë qytet, për herë të parë nga viti 1999, mundësinë e shkollimit në këtë lagje në veri të lumit Ibër.

Ish-drejtori i shkollës “Nonda Bulka” Latif Hajrizi u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që lagjja po bëhet me shkollë sërish, teksa tregon edhe për vështirësitë dhe dhunën ndaj shqiptarëve në kohën e okupimit, si dhe pamundësimin e kthimit në objekt pasluftës.

“Me padurim po e pres, jo vetëm unë, të gjithë fëmijët, të gjithë nxënësit e lagjes. Këtu po apeloj, të gjithë banorët e kësaj lagje, të gjithë ata që kanë fëmijë, pasardhës, le ta kenë synimin t’i sjellin këtu. Këtu duhet me ardhë, sepse kjo për fëmijët e kësaj lagje po ndërtohet. Edhe nacionalitet tjera kushdo, kjo shkollë nuk mbyllet për të tjerët”, ka deklaruar Latif Hajrizi, Mësimdhënës në pension, ish-drejtor i shkollës “Nonda Bulka”.

Krahas ndjenjës së lumturisë, Fevzi Beqiri nga Këshilli i lagjes shprehu indinjatë ndaj qeverive të kaluara dhe e lavdëroi atë aktuale.

“Këtu shqiptarët nuk kanë pas të drejtë të futen derisa ka ardhë Qeveria Kurti dhe i ka marrë këto objekte publike dhe i ka kthyer në shtetin e Kosovës, me ligje dhe Kushtetutë. Normal që edhe fëmijët janë gëzuar që po ndërtohet shkolla e re, po ndërtohet edhe çerdhja. Ka filluar gurthemeli edhe në Kodrën e Minatorëve, që ka qenë një kontejnerë në shekullin XXI, ka qenë turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe turpi i partive opozitare”, ka theksuar Fevzi Beqiri, kryetar i Këshillit të Shqiptarëve në “Lagjen e Boshnjakëve”, Mitrovicë e Veriut.

Derisa objekti i vjetër shkollës “Aziz Sylejmani” vijon të jetë u uzurpuar dhe për rrjedhojë nxënësit shqiptarë mësojnë në kontejnerë, objekti i vjetër i shkollës “Nonda Bulka” nuk ekziston më dhe nxënësit e saj ndjekin mësimin në jug.

Veriu

Më shumë nga Lajme

  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore