Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Shtrenjtimi i derivateve veç fillimi, më e keqja ende s’ka ardhur’

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 20:34
‘Shtrenjtimi i derivateve veç fillimi, më e keqja ende s’ka ardhur’

Shtrenjtimi i derivateve ka shkundur ekonominë e botës. Por disa analistë thonë se më e keqja ende s’ka mbërritur, teksa lufta në Iran ka mbushur më shumë se një muaj.

Siç ka shkruar NBC News, shqetësimi është se përtej shtrenjtimit të gjithëmbarshëm, të menjëhershëm si pasojë e shtrenjtimit të derivateve, lufta mund të zhvillohet në valë të ndryshme dhe se ndikimi i saj do të lërë pak ekonomi të paprekura.

“Nuk e kemi parë ende peshën më të madhe të saj”, ka thënë Samantha Gross, drejtoreshë e sigurisë energjetike dhe e klimës në Institutin Brookings. “Mendoj se tregjet po e nënvlerësojnë deri tash efektin e luftës. Duket se ata presin që kjo luftë të mbarojë shpejt, dhe që ne të mund t’i kthehemi botës së mëparshme. Dhe nuk mendoj se asnjëra prej këtyre ideve është e vërtetë”.

Shenjat e para shqetësuese veçse janë të pranishme. Niveli i çmimit të derivateve në nivel bote javën e shkuar mbërriti në nivelin e 2022-s, pas luftës në Ukrainë.

Përderisa lufta në Iran të zgjasë, po aq do të jetë pasiguria rreth çmimeve, sipas ekspertëve. Çmimet aktuale nuk janë kulmi.

“Është e qartë për mua që nëse kjo krizë zgjat për më shumë se tre ose katër muaj, do të bëhet në problem sistematik për botën”, ka thënë Patrick Pouyanne, drejtor ekzekutiv i gjigantit të naftës “Total”, në një konferencë botërore të energjisë në Houston këtë muaj, sipas “Bloomberg News”.

Arsyeja kyçe e shtrenjtimit të derivateve është mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, nga Irani, që shfrytëzohet si tranzit për 20 për qind të eksportit të naftës në nivel bote.

“Shtrenjtimi i derivateve do të çojë në rritje të kostos së inputeve, transportit dhe prodhimit, në një kohë kur kërkesa mbetet e brishtë”, është thënë në një analizë të agjencisë së vlerësimit të kredive “Moody’s”, javën e shkuar.

Analistët kanë folur edhe për skenarë të zinj, në të cilët çmimi i naftës do të rritet dukshëm edhe përtej nivelit të sotëm.

“Edhe nëse lufta mbaron nesër, zinxhiri i ndërprerë i furnizimit do të zgjasë për kohë të gjatë, duke pasur parasysh dëmet që kemi parë në infrastrukturën energjetike, e që duhet të riparohen”, ka thënë Andy Lipow, president i konsulencës “Lipow Oil Associates”.

nafta

Të ngjashme

Dalin çmimet, nafta shtrenjtohet për 1 cent

Dalin çmimet, nafta shtrenjtohet për 1 cent

09:16

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA