Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 17:06
KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

KDI ka shprehur shqetësim për mënyrën se si Komisioni për Legjislacion nisi shqyrtimin dhe votimin në parim të pakos së projektligjeve për reformën në drejtësi, raporton GazetaBlic.

Sipas KDI-së, deputetëve u janë dërguar qindra faqe material vetëm një natë para mbledhjes, duke mos respektuar afatin e paraparë në Rregulloren e Kuvendit për thirrjen e komisionit.

KDI thekson se projektligjet u votuan pa praninë e ministres përgjegjëse dhe kërkon që fazat e mëtejshme të shqyrtimit të zhvillohen pa nguti, në përputhje me procedurat parlamentare dhe me përfshirjen e akterëve relevantë.

E plotë:

KDI shpreh shqetësimin që Komisioni për Legjislacion e nisi sot punën e tij me shqyrtimin dhe votimin në parim të pakos së projektligjeve për reformën në drejtësi, në shkelje të dispozitave të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Fillimisht, neni 34 (4) i Rregullores përcakton se, përveç rasteve të veçanta, mbledhja e komisionit thirret së paku tri ditë pune para mbajtjes së saj. Në rastin e sotëm, deputetët kanë pranuar pakon e projektligjeve dhe materialet përcjellëse prej qindra faqesh mbrëmë, ndërsa janë ftuar që sot t’i diskutojnë dhe votojnë ato në parim. Për këtë procedim të përshpejtuar nuk është dhënë paraprakisht ndonjë arsyetim.

Për më tepër, Rregullorja, në nenin 74 (1), parasheh që leximi i parë në seancë plenare mbahet vetëm pasi të kenë kaluar dy javë nga shpërndarja e projektligjeve tek deputetët. Pra, Komisioni kishte kohë që ta zhvillonte shqyrtimin në parim duke respektuar afatin e rregullt për thirrjen e mbledhjes dhe duke u dhënë deputetëve mundësi reale për t’i shqyrtuar materialet.

Projektligjet u votuan gjithashtu pa u prezantuar nga ministrja përgjegjëse. Edhe pse kjo lidhet me praktikën parlamentare dhe jo me një detyrim procedural, për një pako kaq të rëndësishme të reformës në drejtësi do të duhej që ministrja të ishte e pranishme, t’i prezantonte propozimet dhe t’u përgjigjej pyetjeve eventuale të deputetëve.

KDI i konsideron këto projektligje tejet të rëndësishme për avancimin e integritetit, performancës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye, procedimi i tyre duhet të bëhet pa nguti dhe në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit.

KDI pret që Komisioni për Legjislacion, i cili është përgjegjës për të garantuar zbatimin e drejtë të Rregullores së Kuvendit, t’i zhvillojë fazat e mëtejshme të shqyrtimit të kësaj pakoje duke respektuar plotësisht procedurat parlamentare dhe duke siguruar përfshirjen e akterëve relevantë.

komisionilegjislacionnisi

Të ngjashme

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin

09:53

Më shumë nga Lajme

  • 10:00Gjykata merr vendim: Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës
  • 09:56PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 09:54Haradinaj: Nëna Ajshe më tha 'Ma jep dorën ta puthi gishtin që po merr hak për Jusufin'
  • 09:52Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
  • 09:33Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit