Në Shtutgart të Gjermanisë është mbajtur një tubim përkujtimor në nderim të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në përvjetorin e rënies së tyre heroike.
Në tubim morën pjesë shumë qytetarë, bashkatdhetarë dhe veprimtarë të komunitetit shqiptar në Gjermani, të cilët me praninë e tyre nderuan veprën dhe sakrificën e çiftit Lladrovci.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Imer Lladrovci, ish-konsull i Republikës së Kosovës në Shtutgart, si dhe motra e Xhevë Lladrovcit.
Gjatë aktivitetit u rikujtua rrugëtimi i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kontributi i tyre në luftën për lirinë e Kosovës dhe sakrifica e tyre për çlirimin e vendit.
Të pranishmit vlerësuan se kujtimi për dëshmorët e Kosovës mbetet i rëndësishëm për ndërgjegjen kombëtare dhe për brezat e rinj.
PAMJE:





