Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila ishte viktimë e vrasjes në Pejë, është shtyrë.
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se seanca e shqyrtimit fillestar, e paraparë të mbahej sot, më 12 nëntor, në orën 11:00, nuk është zhvilluar.
Sylaj po përballet me akuzën për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Kosovës.




