“Ditën e përmbyllëm me dy takime të frytshme me shtabet e PDK-së në Banullë dhe në Baicë.

Gjatë mandateve të mia si Kryetar, vetëm në Banullë kemi realizuar mbi 2 milion euro investime kapitale. Në mandatin e ardhshëm këto investime do të rriten ndjeshëm. Po ashtu investimet kapitale do të rriten ndjeshëm edhe në Baicë”, ka shkruar mes tjerash ai.