Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka reaguar me një mesazh publik në mbrojtje të figurës së Heroit të Kombit, Tahir Sinani, duke bërë thirrje që sakrifica e dëshmorëve të mos përdoret për përplasje politike apo interesa të momentit, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook të shoqërua me një video të heroit Tair Sinani, Buja theksoi se ka figura që i përkasin historisë së lavdishme të luftës çlirimtare dhe që, sipas tij, nuk duhet të vihen në pikëpyetje.
