Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar fshatin Llukar dhe ka takuar banorët e fshatit, para të cilëve ka prezantuar edhe projektet e përfunduara për 4 vjet qeverisje.
Ai ka përmendur investimet në arsim, transport publik, infrastrukturë e bujqësi.
“Jam këtu me banorët e Llukarit. Fshat ky ku kemi sjellur mësimin tërëditor, tabelat digjitale, ndriçim, asfaltimin e rrugëve, biletën e integruar e autobus çdo 15 min, ashtu siç i ka hije kryeqytetit”, ka thënë Rama.
