Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Si e arsyetoi Specialja rrëzimin e mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së – Detaje

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 11:12
Si e arsyetoi Specialja rrëzimin e mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së – Detaje

Gjykata Speciale nuk ka dhënë shumë arsyetim ndërsa ka vendosur ta rrëzojë mocionin e përbashkët të avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nuk është e nevojshme të shkojnë në themel të argumenteve të mbrojtjes, meqenëse ajo që kundërshtojnë avokatët, sipas gjyqtarëve “nuk është akuzë, por është pjesë e një akuze në formën e fakteve materiale të caktuara që përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzë”, raporton Gazeta Express.

Gjykatësi tha se “sa i takon thelbit të kundërshtimit të mbrojtjes, trupi gjykues vëren se incidentet dhe akuzat që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohet prej mbrojtjes, nuk janë akuza brenda kuptimit të rregullës 130”.

“Në fakt ato janë fakte materiale që kanë të bëjnë me akuza dhe pikat në aktakuzë”, tha ai.

Në këtë rast, sipas tij, trupi gjykues nuk ka autoritet të rrëzojë pjesë të akuzave.

“Bazuar në sa më sipër, trupi gjykues nuk është bindur që ai ka autoritet sipas rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave, ose të fakteve materiale që formojnë pjesë të aktakuzës, në qoftë se për shkaqe kohe ose për shkaqe të tjera. Mbi këtë bazë trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes, sipas rregullës 130, në tërësinë e vet”, tha Smith.

Gjykatësi tha se duke marrë parasysh këto, “trupi gjykues nuk është e nevojshme që të shkojë në themelsinë e argumenteve të mbrojtjes sa i takon periudhës së fillimit dhe të përfundimit të konfliktit të armatosur jokombëtar”.

“Pyetja ose çështja e fushëveprimit kohor ose shtrirjes kohore të konfliktit të armatosur që ka të bëjë me këtë çështje gjyqësore do të trajtohet në fund të gjykimit kur do të vendoset për themelsinë e çështjes”, tha ai.

Vendimi për këtë mocion konsiderohej i rëndësishëm pasi pritej ta përcaktonte rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.

Seanca po vazhdon e mbyllur për publikun përkohësisht, me çështje të tjera gjyqësore duke u trajtuar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po paraqiten fizikisht në këtë seancë, kishin kohë deri më 12 qershor për ta dorëzuar mocionin për rrëzimin e akuzave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërkaq pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në një proces të stërzgjatur dhe shumë të kritikuar gjyqësor.

Më shumë nga Lajme

  • 20:21Syla: Kemi informacione se mund të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale
  • 20:12Çitaku: Nëse LVV zotohet se e voton Projektligjin për Specialen, PDK i tërheq lëndët nga Kushtetuesja
  • 20:12Kurti bën homazhe tek ushtarët e vdekur të UÇK'së, pa asnjë ushtar të Batalionit “Atlantiku”
  • 19:49Rama: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër ish-krerëve të UÇK-së
  • 19:47“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë s’mbetet t’i dhimbsemi askujt”, Shqiptar Demaçi apel politikanëve pas verdiktit të Hagës