KFOR ka njoftuar për një trajnim që është zhvilluar në kampin Vrello, ku ushtarët kanë bërë imulime të procedurave dhe protokolleve për kontrollin e turmave dhe trazirave (CRC), evakuimin mjekësor përmes mjeteve ajrore (MEDEVAC), si dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.
KFOR shton se ushtrimet u zhvilluan në skenarë të ndryshëm emergjence, me intensitet të lartë dhe kompleksitet të shtuar, në bashkëpunim me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Gjatë ushtrimit “Golden Sabre”, në kampin Vrello, njësitë e KFOR-it zhvilluan simulime të procedurave dhe protokolleve për kontrollin e turmave dhe trazirave (CRC), evakuimin mjekësor përmes mjeteve ajrore (MEDEVAC), si dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.
