Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat Studentorë të fakulteteve, do të protestojnë të hënën para objektit të Rektoratit, duke filluar nga ora 11:30.
Protesta vjen si reagim ndaj deklaratave të rektorit Arben Hajrullahu, të cilat kanë nxitur pakënaqësi te përfaqësuesit e studentëve.
Vendimi për të protestuar është konfirmuar edhe pas takimit me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Sipas studentëve, gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Drejtues janë distancuar nga gjuha e përdorur nga rektori.




