Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 14:47
Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka nxjerrë këtë të shtunë një përditësim zyrtar mbi situatën e zjarreve në të gjithë territorin e vendit.

Sipas njoftimit, deri në orën 14:00 janë regjistruar gjithsej 12 vatra zjarri, nga të cilat 9 vijojnë të mbeten aktive, 2 janë nën monitorim, ndërsa vetëm njëra prej tyre është shuar plotësisht.

Për përballimin e emergjencës janë mobilizuar 285 forca operacionale në terren, të cilat po mbështeten nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, dy helikopterë si dhe dy avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Në Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore.

Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në zonën e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale, shkruan Euronewsal.

Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Në terren janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së Dibër, 50 efektivë të FA-së dhe 2 avionë Air Tractor.

Hapja e korridoreve me fadroma dhe forca ka bërë të mundur ndalimin e përparimit të zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, vijon puna me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA-së.

Nga krahu i fshatit Bulqizë zjarri është shuar, ndërsa vijon aktiv nga krahu i Selishtës, pa rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është në monitorim. Në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat, ndërsa zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale.

vijonforcaefektivë

Të ngjashme

“Forca Kosovë!”, FFK del me njoftim para ndeshjes së ‘Dardanëve’

“Forca Kosovë!”, FFK del me njoftim para ndeshjes së ‘Dardanëve’

09:22

Më shumë nga Lajme

  • 11:02Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen
  • 10:35Ramadani kërkon seancë urgjente për Ligjin e Speciales: Thirreni sot, çka po prisni?
  • 10:31Gashi: LDK i ndërroi tre palë qëndrime për 18 muaj në raport me Kurtin
  • 10:30Deliu: Aktgjykimi i Hagës na lëndoi, por na mobilizoi më shumë se kurrë
  • 09:33PDK-ja kërkon të mbahet sot seanca për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen