Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata me fruthin në Kosovë – 14 raste të konfirmuara, mbi 500 fëmijë të vaksinuar për dy javë

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 08:59
Situata me fruthin në Kosovë – 14 raste të konfirmuara, mbi 500 fëmijë të vaksinuar për dy javë

14 raste janë konfirmuar me sëmundjen e fruthit në Kosovë, për shkak se kanë qenë të pavaksinuar me vaksinën kundër kësaj sëmundjeje, kurse në dy javët e para të këtij muaji janë vaksinuar mbi 500 fëmijë.

Shefja e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Xhevrije Canolli tregoi se vaksinimi mbetet kyç në parandalimin e fruthit.

“Atëherë pra, siç jeni të njoftuar edhe ju, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga 16 prilli deri më sot janë regjistruar 14 raste aktive me fruth. Të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar, domethënë mosvaksinimi ka ndikuar në paraqitjen e kësaj sëmundje ngjitëse që mund të parandalohet me vaksinim. Pra vaksinimi është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të fruthit në vendin tonë”, tha Canolli.

Ajo u bëri thirrje prindërve që t’i kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i dërgojnë në QMF për vaksinim.

“Duke qenë se kjo është sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet shpejt në komunitet, unë kisha bë thirrje prindërve që t’i kontrollojnë kartelat e vaksinimit dhe në rastet e mosvaksinimit të fëmijëve të tyre kundër fruthit, të lajmërohen sa më shpejt në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare për vaksinim. Po ashtu rekomandohet shmangia e kontaktit me fëmijët e dyshimtë me fruth. Ndërsa sa i përket masave të ndërmarra nga njësia e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, janë identifikuar të gjithë fëmijët e paimunizuar dhe janë duke u telefonuar prindërit e këtyre fëmijëve që sa më parë t’i dërgojnë për vaksinim në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare”, tha ajo.

Canolli tha se duhet marrë të dyja dozat e vaksinimit në mënyrë që të ketë parandalim të plotë të fruthit dhe se janë duke u vaksinuar nxënësit e klasës së parë dhe të gjashtë.

“Po ashtu nga ekipet mobile të vaksinimit, janë duke u vaksinuar nxënësit e klasës së parë dhe të gjashtë. Nxënësit e klasës së parë gjithashtu vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës kundër fruthit, domethënë mbrojtja e plotë kundër fruthit arrihet me marrjen e dy dozave. Doza e parë aplikohet në moshën njëvjeçare, ndërsa doza e dytë në moshën gjashtëvjeçare, pra te nxënësit e klasës së parë. Me paraqitjen e këtyre rasteve të fruthit, po ashtu me thirrjet që janë bërë direkt prindërve përmes telefonit, thirrjet publike nga Instituti Kombëtar, nga Ministria e Shëndetësisë, është vërejtur një rritje e interesimit të prindërve për vaksinim. Vetëm gjatë këtyre dy javëve të muajit maj, janë vaksinuar mbi 500 fëmijë kundër fruthit, përderisa gjatë katër muajve të… gjatë katër muajve të parë të këtij viti, pra janar-prill, janë vaksinuar 686 fëmijë. Domethënë është dyfishuar numri”, tha Canolli për EO.

fruthi

Më shumë nga Lajme

  • 12:45E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
  • 12:31152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 binjakë
  • 12:30Deliu-Kodra, Kurtit: Nuk ke mandat ta mbash shtetin peng
  • 12:18Trump paralajmëron reduktim të madh të stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut
  • 12:09Rizvanolli shprehet thellësisht e pikëlluar për vdekjen e punëtorit të KEK-ut në një aksident në vendin e punës