Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Situata me vërshimet, Pas Malishevës, edhe kjo komunë shpall gjendje të jashtëzakonshme

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 17:49
Situata me vërshimet, Pas Malishevës, edhe kjo komunë shpall gjendje të jashtëzakonshme

Situata me vërshimet dhe përmbytjet në vend sa shkon dhe rëndohet.

Komuna e Junikut ka njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në një njoftim zyrtar, komuna bën me dije se ka formuar shtabin emergjent.

“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026.

I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen” thuhet në njoftim.

Pak më herët, edhe Komuna e Malishevës shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

“Që nga orët e mesnatës, komuna jonë po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të territorit tonë. Si kryetar i komunës, që nga momentet e para jam në terren bashkë me ekipet emergjente të shpëtimit, strukturat komunale, zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës, duke monitoruar nga afër situatën dhe duke koordinuar veprimet për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve”, ka deklaruar kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati

VERSHIME

Më shumë nga Lajme

  • 19:48Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet
  • 19:47Gruaja e Gazmend Hoxhës pas dorëheqjes së tij: Po të linin, do të përballeshe sa herë të ishte nevoja
  • 19:28Deliu i drejtohet Gërvallës: Oj zonjë ke dështu si ministre
  • 19:12Deliu për Gërvallën e Sveçlën: Këta janë përgjegjës për dështimin e shtetit
  • 19:08Deputeti i LVV-së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë