Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Skema kriminale në sektorin e naftës, kërkohet paraburgim për 9 të arrestuarit

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 18:55
Skema kriminale në sektorin e naftës, kërkohet paraburgim për 9 të arrestuarit

Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin. Po ashtu janë sekuestruar 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar për klankosova.tv se për të dyshuarit është kërkuar paraburgim nga Gjykata.

Të arrestuarit me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q. dyshohen për veprat penale: shpërlarje parash, kontrabandim mallrash në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, dokumente të rreme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 08:14Çka i tha LDK-së Xhafer Gashi në postimin ku njoftoi për dorëheqje?
  • 07:56U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë
  • 07:45Një natë pas tensioneve, vazhdon edhe sot protesta e qytetarëve për Ligjin për Specialen
  • 07:42KEDS njofton: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:31Parashikimi i motit: Temperaturat sot pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius